Gega: Pikët të dhimbsen, kam një mesazh për djemtë

Skënder Gega dhe Partizani i tij mund ta humbasin vendin e parë pas humbjes në Vlorë. Pas ndeshjes, tekniku tropojan komentoi takimin e sotëm, por edhe për sfidën e së premtes së ardhshme me Tiranën.

NDESHJA ME FLAMURTARIN – “Është hera e parë që e drejtoj Partizanin në Vlorë. Kishim synim të fitonim ndeshjen. Momenti golit ishte përgjumje e jona. Mund ta evitonim dhe gjërat të shkonin më mirë. Në pjesën e  dytë bëmë të pamundurën, me gjithë gabimet që kemi. Krijuam presion, por nuk arritëm të shënonim. Humbëm ndaj Flamurtarit, por kemi rrugë të gjatë, Askush nuk kënaqet që kthehemi në Tiranë pa pikë”.

“Është ndeshja e radhës, ajo me Tiranën. Flamurtari u mbrojt me shumë forca. Shënimi  i golit u dha mundësi të organizohej. Na vunë në vështirësi me kundërsulme, edhe pse ne e kontrolluam lojën, por na mungoi finalizimi. E kemi këtë problem. Futbolli njeh dhe humbje, por jemi kryesues, presim derbin që të shkojmë të plotë”.

MESAZHI – “Nuk është e rrugës që të bëhet analiza, por mesazhi im për lojtarët është që kjo ka kaluar dhe diçka që ikën nuk kthehet. Gjatë javës do të shohim çfarë duhet përmirësuar”.

MENSAH – “Jam i kënaqur me Mensah. Bëri mirë me pasimet e tij. Duhet ta nxirrnim pak më shpejt topin te ai. U fokusuam shumë me një krah dhe ky ishte defekti ynë. Nuk e luajtëm lojën shpejt siç bëjmë gjithnjë. Nga mbrojtja topi u nxor disa herë gabim, por jam i kënaqur nga përpjekjet e tyre. Pikët janë pikë dhe të dhimbsen. Duhet të mësohemi dhe me humbjet, pasi rruga është e gjatë”.

XHIKA – “Dalja në konferencë është pjesë e besimit. Xhika ishte portier i parë dhe e nxorëm në konferencë, pasi ka shumë eksperiencë. Mund të ishte një performancë më e mirë, por si Hoxha ashtu dhe Xhika nuk është i përkryer. Gjërat shihen nga fillojnë. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, por i gjithë ekipi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *