Gega: Nuk them se jemi për kampion, por po rritemi

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka komentuar pas ndeshjes në “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, suksesin e arritur me Tiranën. Numri një i stolit të “demave” ka theksuar sa skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë dhe të shohë para.

Ishte fitorja më e bukur deri tani?

Në shumë pika po. Janë dy klube legjendë që janë rivalë gjithë jetës. Në radhë të parë doja të shprehja ngushëllim për tifozin tonë, në emër të gjithë ekipit.

Ku mendon se e fitoi Partizani këtë ndeshje?

Ishim përgatitur për këtë ndeshje. Nuk donim të dilnim nga vetvetja. Trashi dhe Telushi kanë pasur shqetësime, por ishin pikat tona kryesore. Këto ndeshje vendosen nga rastet. U munduam që t’i mbanim larg kundërshtarët dhe t’i sulmonim. U tërhoqëm pak pas golit. Kishim pak mosmarrëveshje nga e majta, pasi Mala doli shumë para dhe kundërshtari na rrezikoi jo pak pasi kishte hapësira mes tij dhe Trashit.

Titulli kampion?

Nuk mund të marr përsipër që të them ky ekip është për kampion. Kemi kaluar me vështirësi Kastriotin dhe Kamzën. Një pjesë e madhe janë pretendentë, por ne po rritemi dhe po luajmë në të njëjtën mënyrë. Ekipi po përgjigjet mirë taktikisht. Kemi lojtarë të rinj dhe kanë të ardhme

Pse e thoni këtë kur keni marrë rezultate pozitiv me rivalët direkt dhe me Skënderbeun jeni mundur me një 11-metërsh në shtesë?

Unë mundohem që ta mbaj ekipin me këmbë në tokë, të bëjmë më të mirën në ndeshjen e radhës. Partizani ka pretendime edhe në momente të vështira. Presioni është gjithnjë nga tifozët dhe historia. Pas një ndeshje të mirë duhet të vlerësojmë çdo kundërshtar. Ekipi po rritet, pretendimet janë, por nuk mund të them se jemi për kampion, pasi është rrugë shumë e gjatë.

Konkurrenca në skuadër…

Konkurrenca më lehtëson që të bëj zgjedhje. Kemi një mentalitet që të mbrojë ekipi i gjithi. Asani ka aftësi të jashtëzakonshme sulmuese, por më kënaq dhe e urova që ai po e ndihmon ekipin dhe në prapavijë, ndaj ka funksionuar grupi. Kam një grup të mirë lojtarësh dhe një staf shumë të mirë e të mrekullueshëm dhe nuk jam i vetëm. Asani ka ndryshuar shumë dhe më ka dhënë optimizëm.

Keni pretenduar se duhej të kishin të tjera afrime….

Klubi ka bërë të pamundurën, por nuk kam dashur t’i fyej këta që kam. Duhet t’i japësh besimin grupit që ke në dispozicion. Kampionati është i gjatë. Deri tani nuk kemi pasur aspak presion apo dilema. I dua të gjithë njësoj. Sot nuk luajti Hebaj, por po punojmë që të kemi një klimë që çdo lojtar të jetë i njëjtë me ata që luajnë dhe ata që janë në stol. Është fillimi, nuk dua të jem modest, por kemi një ndeshje të vështirë me Teutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online