Gega me artileri të rëndë, Gjoka me formacion të çuditshëm

Kamza dhe Partizani janë gati të përballen mes tyre, ndërkohë që për t’u habitur përzgjedhjet e bëra nga trajneri Ernest Gjoka. Nga porta, në sulm: zgjedhjet janë të çuditshme. Selaci do të mbrojë katërkëndëshin, kurse Shala do të luajë si mbrojtës i djathtë (luan në të majtë zakonisht).

Në sulm është i riu Krasniqi, kurse pas tij luan Mehmeti. Ka vend edhe për Peçin e Mumajesin në formacion. Në krahun tjetër Partizani hedh në fushë më të mirët. Hebaj ka fituar një vend titullari, pasi Kardozo gjatë kësaj jave ka pasur probleme shëndetësore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 3 shkurt, ora 14:00, stadiumi i Kamzës

KAMZA – PARTIZANI

Kamza: Selaci, Shala, Bitri, Orelesi, Bonani, Mumajesi, Arrabal, Peçi, Zisi, Mehmeti, Krasniqi. (Në dispozicion: Avdyli, Malaj, Martinena, Fejzaj, Brahilika, Rezi, Syziu). Trajner: Ernest Gjoka.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Idrizaj, Atanda, Telushi, Mala, Bardhi, Asani, Hebaj. (Në dispozicion: Xhika, Kalari, Kodra, Kote, Çinari, Mensah, Kardozo). Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Mario Shazivari, Enea Jorgji
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Pajtim Aliko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *