Gega: Kundërshtarët kanë mënyrat e tyre për ta na ndalur, ndoshta jemi bërë të frikshëm

Trajneri Skënder Gega ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Laçin. Tekniku tropojan, foli për shumë tema, ku nuk la jashtë vëmendjes dhe bisedën me Mensah apo faktin se rivalët mund të motivojnë me preimio kundërshtarët e “demave”

SITUATA – “Vazhdimësia është shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Duhet t’i marrim ndeshje një e nga një. Duhet të ruajmë performancë, por të shoqërohen dhe me rezultate. Për fat të mirë gjërat kanë shkuar mirë dhe urojmë që të vijojmë kështu”.

NDESHJA ME KASTRIOTIN – “Nuk do të doja të ndaloja në detaje për ndeshjen me Kastriotin. Besoj se ishte paksa anormale edhe atmosfera që është aty, ashtu si dhe fusha bëri të veten. Rezultati 2-0 na vuri pak në përgjumje dhe them se kjo ishte arsyeja. Kastrioti nuk kishte se çfarë të humbiste dhe do donte të merrte maksimumin. Arritëm ta kalonim me sukses dhe tani shohim te Laçi”.

LODHJA – “Kemi pasur lodhje, janë një pjesë lojtarësh që kanë luajtur vazhdimisht. Ata e kanë mbajtur peshën më të madhe. Një grup lojtarësh që e çojnë ekipin në tre vendet e para gjatë gjithë kohës është nën presion, kanë dhënë ritmin, prandaj jemi këty, nga lodhja e tyre. Do mundohemi të rikuperohemi. Si ne dhe Laçi dhe çdo ekip ka pjesën e tij”.

MENSAH DHE KËRKESA E LLOGARISË – “Zyra e një trajneri është fusha. Edhe ju gazetarët keni biseda në redaksitë tuaja me kryeredaktorët apo ato që janë sipër jush. Është normale që të bisedojmë. Ne bisedojmë gjatë gjithë kohës, pasi jam lideri dhe kam për detyrë që t’i sqaroj dhe t’i sheshoj gjërat, ndërsa për të vendosur vendos vetëm unë. Do të trajtohen të gjithë njësoj. Partizani është një familje e madhe nuk është e një personi dhe do mundohemi që të fusim frymën. Deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Jo vetëm në fushë, por dhe natën të më kërkojë ta sqaroj do ta sqaroj. Është pjesë e familjes kështu që do të ndodhë që njerëzit duan minuta, të pyesin dhe kjo është ajo që ne bëmë”.

NDESHJA ME LAÇIN – “Është një situatë tjetër. Ne luajmë në fushën tonë. Do të kemi dhe tifozët në këtë përballje për fatin e mirë, që është një shtysë shumë e madhe. Fusha është më e mirë dhe janë shumë faktorë që ne na bëjnë optimist që të marrim maksimumin. Ndeshjet janë të ndryshme, me kundërshtar të ndryshëm. Nuk shihet humbja e Skënderbeut si pika jonë e dobët. Humbja e Skënderbeut me Laçin ka qenë e Skënderbeut. Unë marr përgjegjësitë dhe mundohem që ta ndërtojmë ekipin në bazë të konceptit tonë që kemi, kështu që është mirë të shohësh ndeshjen mes Laçit dhe Skënderbeut që të analizosh pjesët më të mira të kësaj sfide. Jemi gati për këtë përballje me Laçin. Është ndeshje e re, është ndeshja e radhës”.

MERKATO – “Emrat që përfolën në merkato? Nuk keni dëgjuar diçka nga unë apo nga klubi, unë i kam lexuar në media. Do të ulem me klubin dhe nëse do të biem dakord, do projektojmë diçka që mund të jetë në të mirën e klubit, atëherë emrat do të dalin shumë shpejt dhe duhet të keni durim. Deri tani i kemi në fokus sulmuesit dhe mbrojtësit, por nuk duhet harruar se me këtë grup jemi në vendin e parë. Në janar merkato është e hapur për të gjithë dhe nuk do të ketë sekrete. Se kush do ta marrë vesh i pari është kampionati i juaj, i gazetarëve”.

DËNIMI I TIRANËS – “Nuk mund të bëj koment për këtë ngjarje, pasin nuk jam unë personi që ligjërisht mund të bëjë përcaktime. Unë qëndroj tek ajo që dënimi kolektiv është i padrejtë. Uroj që tifozët tanë të vijën dhe të vijnë dhe të na mbështetësin, pasi do të ishte si një teatër pa spektatorë. Nuk mund të japësh 100%”.

PREMIOT NGA RIVALËT – “Është menaxhimi i tyre. Nuk kam asnjë kompleks si e menaxhojnë Skënderbeun, si e shtyjnë Laçin ekipet konkurrente. Edhe ne kemi pasur premio, nuk na ka munguar mbështetja. Kemi pasur gjëra ekstra, që nuk kanë qenë të parashikuara në kontratë, por kanë qenë shtytje nga presidenti dhe klubi. Nëse shkon me rezultatin punohet mirë dhe ka efekt. Ne kemi rrugën tonë. Ne nuk mund t’i pengojmë se si ata e gjejnë mënyrën për marrë maksimumin nga ekipi i tyre. Nuk e di nëse ndodh kjo gjë. Nuk e kam të drejtën dhe nuk është puna ime. Nuk ndiqen nga unë. Kanë një qëllim që e mbështesin, është mënyra e tyre se si duhet ta ndalojnë Partizanin, me lek me mbështetje me politika, nuk e kam idenë. Është krejt normale, njerëzit kanë aleancat e tyre, kanë ngjyrat e tyre. Partizani mbase është bërë i frikshëm dhe kjo nuk duhet të na vërë në gjumë, por të jemi me këmbë në tokë dhe të forcohemi më tepër”.

PARTIZANI – “Ne nuk kemi shtyrë asnjë. Partizani është një nga klubet më të mëdha në histori. Kemi tifozë nga Vermoshi në Sarandë. Kë të takosh në rrugë, kanë një dashamirësi, shprehin një mbështetje, por është dhe një përgjegjësi. Presioni është i pashmangshëm, ne duhet ta menaxhojmë, të jemi me këmbë në tokë edhe të mundohemi të marrim më të mirën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online