Trajneri Skënder Gega ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamzën. Numri një i stolit të “demave” nuk ka lënë pa komentuar dhe rikthimin e Trashit, apo dhe dënimin e Komisionit të Disiplinës.
A i druheni një efekti psikologjik pas humbjes me Skënderbeun?
Absolutisht jo. edhe në ndeshjen e parë në Korçë në fazën e parë u mundëm nga një gol në minutën e 92-të edhe gjetëm forcat për të qenë më pas deri në javën e shkuar në vendin e parë. Jemi po aty, vetëm një pikë pas. kemi analizuar gjithçka me detaje., kemi parë gabimet tona dhe e dimë edhe arsyen se pse humbëm. Kemi forcën që të ngrihemi dhe të shkojmë aty ku e meritojmë.
Pas një humbje që është kundër dëshirës dhe vullnetit, por edhe e pikësynimeve tona askush nuk mund të jetë i kënaqur apo i lumtur, por kush është profesionist e di se pas 7 fitoreve dhe dy barazimeve, mund të vijë një humbje, sidomos për mënyrën të tillë. Nuk e kemi bërë dramë, por e kemi ndjerë përgjegjësinë dhe keqardhjen. Do të vazhdojmë para dhe do shohim ndeshjen e radhës.
Duhet të presim një marsh më tepër nga skuadra në sfidën e radhës?
Është vetëm një humbje. perceptimet janë të ndryshme. Unë nuk e quaj dramë se humbëm një ndeshje. Kam folur dhe me lojtarët pas ndeshjes, kur përshëndetëm tifozët dhe duhet të ngremë kokën dhe nuk duhet të ndihemi të turpëruar. U mundëm nga një kundërshtar që vetëm dy herë goditi portën, diçka që është shumë e qartë. Analizën e bëmë më të qetë, kur nuk ishim të ngarkuar emocionalisht. Ata na goditën në portë në minutën e 54-të dhe më pas në të 63-ën shënuan. Nuk e kemi humbur besimin, pasi e kemi bagazhin dhe forcën për të reaguar dhe për të tregu potencialin tonë.
Pse gjithnjë në konferenca jeni i shoqëruar nga një futbollist, mund të jetë një tregues se do të jetë titullar në ndeshjen e radhës?
Që kur kam ardhur ditën e parë, ideja por kam dëshirë që t’i trajtoj njësoj si në fushë ashtu dhe në konferencë. Secili ka radhën e tij. Ndoshta dhe në të ardhmen do të ndryshojmë rregullin për kapitenin që çdokush të ndjejë përgjegjësinë, të ndihet kapiten, ta ndjejë fanellën. Ardhje e Kotes është prezantim për të, një shtysë. Do jetë praktikë e jona, që çdo pjesëtarë i klubit të prezantohet vetë në konferenca, për të marrë pyetjet dhe për t’u përgjigjur siç i di ai. Edhe këtu ka radhë. Janë 35 javë dhe dikujt mund t’i bjerë radha për të dalë në konferencë dy herë.
Mensah dhe Hebaj nuk po arrijnë të shënojnë, po punoni në mënyrë specifike me ta për ta zgjidhur këtë ngërç?
Njerëzit, ose më saktë opinioni cakton se kush i bën golat, por në fakt unë jam përpjekur të mos jem ai që i ndan golat, por gjithë ekipi, mënyra se si luajmë të kenë të gatshëm të gjithë. Kemi parë dhe videon e ndeshje, që lojtarët tanë ishin afër portës, lojtarë që nuk janë sulmues që kishin raste, një prej të cilëve ishte dhe Kote, por ka ndikim mosha, eksperienca. Ne analizojmë çdo ndeshje dhe mundohemi që t’i riparojmë gabimet. Nuk kemi bërë punë specifike me Mensahn dhe Hebajn, por kemi bërë punë në grup. Nuk janë vetëm ata sulmues. Hebaj po mundohet që të përmirësohet, ashtu si dhe mesazh që ta bëjë punën e tij sa miq mirë.
Mensah ka shënuar, por askush nuk shënon i vetëm pa ndihmën e ekipit. Ka pasur ndeshje ku ka shënuar dhe ndeshje ku nuk ka shënuar. Nuk e shoh si problem kryesor të tyre, por të gjithë ekipeve. Nëse dikush nga ekipi ka performancë të mirë dhe e ndihmon skuadrën do të jetë diçka shumë e mirë.
Tani që u zgjidh dhe problemi me Trashin, do të jetë nga minuta e parë?
Trashi nuk është larguar dhe nuk ka ku të rikthehet, mori një masë disiplinore. Klubi ka mënyrat e tij për të marrë masa. Unë e kam konsideruar Trashin si krahun e djathtak, pasi është një lider, diçka që e ka treguar. Ishte rastësi ajo që ndodhi, apo diçka momentale. Është mbyllur gjithçka për mua, ai është pjesë e skuadrës, është rikthyer në stërvitje. Shohim përpara me optimizëm dhe uroj mos të përsëriten.
Duhet të ta dijë për nder ndonjë futbollist që i keni dhënë minuta, apo ka qenë merita e të gjithëve atyre që kanë luajtur?
Askush nuk duhet të ma dijë për nder. Nuk jam këtu për të bërë ndere. Kemi dhe 26 ndeshje, por dhe takimet e Kupës dhe çdokush do e ketë shansin më tepër se 2-3 herë. Nuk do e kenë gjithnjë shansin nëse nuk e justifikojnë besimin. Kur e ke shansin duhet ta shfrytëzohesh. Unë jam këtu për një qëllim shumë më të rëndësishëm sesa impenjimi karshi dy vetëve. Është grupi dhe klubi. Kemi pikësynimet tona. Deri tani jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe ndihem krenar për çunat dhe për çdo gjë. Nëse dikush ka pasur diçka ose është sqaruar në moment ose pas ndeshjes, apo dhe gjatë ndeshjes, kur jam mundur që t’i jap një mesazh. Jemi bashkë si kur humbasim ashtu dhe kur fitojmë.
Me mungesën e Hilës dhe me rikthimin e Trashit, a pritet ndonjë ndryshim?
Patjetër. Ne kemi 25 lojtarë. Ju gazetarët keni aftësitë e duhura për të marrë idetë e trajnerit, pasi nuk bëjmë stërvitje me dyer të mbyllura. Dihen gjërat. Deri ditën e ndeshjes do e mendojmë mirë si do ta modifikojmë formacionin. Ardhje e Trashit na shton optimizmin. Nuk mund t’i bëjmë karshillik askush njëri-tjetrin. Me mua nuk ka pasur asnjë problem dhe unë do mundohem që t’i marr maksimumin.
E prisni kthesën pas humbjes që këtë ndeshje?
Patjetër, nuk kemi rrugë tjetër. E thash dhe për ndeshjen me Skënderbeun, na ka dhimbur shumë të gjithëve. Duhet të reagojmë. Me Kamzën nuk kemi rrugë tjetër. Kemi punuar këto ditë dhe do mundohemi ta ndërtojmë në atë mënyrë për të marrë maksimumin.
Sa e vështirë do të jetë për ju që do të luani pa tifozë?
Jam mundur që t’i ndjek lajmet. Ndihem keq, sepse është dënuar një grup, por gjithë sportdashësit, edhe një person që e kishte menduar që të vijë me familje. E shoh të paarsyeshme që të dënohet një tifozeri e tërë, është një humbje e madhe. Lojtari i 12-të janë ata dhe ne e ndjejmë. Sapo dalim në fushë shohim se ku është pjesa jonë më e rëndësishme. Perceptimet janë të ndryshme dhe unë nuk mund të ndërhy, por them se shqiptarë ose institucionet tona janë inferiore dhe ulin kokën para gjërave që ndodhin karshi fqinjëve tonë. Të gjithë e shohim se çfarë ndodh në futbollin në Ballkan se si na digjet flamuri dhe si na ofendojnë dhe skam dëgjuar se është dënuar fusha. Është mendimi i tyre, por them se është i gabuar dhe na kanë dënuar dhe na kanë hequr një pjesë shumë të rëndësishme.
Keni nisur që të mendoni për një sulmues cilësor dhe me eksperiencë?
Normalisht, fola dhe me Albanin pas një dite. I takon që të ketë perceptimin e tij pasi është kapiten. Nuk i takon asnjë futbollisti që të përcaktojë se ku është pika jonë e dobët dhe çfarë duhet të bëjmë, pasi është klubi. Ne kemi një projekt, kemi një marrëveshje dhe bisedojmë, por e ka parë në prizmin e tij. Kemi nevojë, në të gjitha pikat për t’u përforcuar, jo për të quajtur dikë dështim. Nëse dikush vjen dhe bën diferencën me Koten, Hilën apo Hoxhën, mirë se të vijë pasi do të na rrisë dhe do na bëjë më të fortë.