Gega: I pakënaqur me lojën, u tremba për Hoxhën. Gara? Nuk jam pjesë e së keqes…

Partizani nuk fiton që nga derbi kundër Tiranës. Tre barazime në tre ndeshje, ndërsa të kuqtë mund të dilnin dhe pa pikë nga stadiumi i Gjirokastrës. Megjithatë, Partizani vazhdon të kryesojë me 37 pikë, pavarësisht se Kukësi është vetëm 3 pikë poshtë.

Skënder Gega ka folur pas barazimit në emisionin “Gol pas Goli”, duke analizuar ndeshjen ,me Luftëtarin dhe paraqitjen e ekipit. Trajneri nuk është i kënaqur me ndeshjen e djemve të tij, por vlerëson dhe ekipin kundërshtar.

NDESHJA – “Siç erdhi loja edhe mund të humbnim. Nuk ishte ndeshje e mirë. Patëm mungesë ekuilibri. Jam i kënaqur për pikën. Le të shohim përpara. Hoxha? Në fillim u tremba, mendova se ka frakturë. Ka një dëmtim në shpatull, nuk është gjë e rëndë sipas mjekëve. Shpresoj të rikuperohet”.

Goli i pësuar? Ishte i evitueshëm, ishin shumë lojtarë në zonë. Nuk u ndanë shpejt se kush duhet ta merrte përsipër. para se ta merrte topin, mund të ishte ndonjë faull i Shkurtajt. Gjëra që ndodhin. Kemi thënë vazhdimisht se i shohim ndeshjet seriozisht. Luftëtari është ekip simpatik. Ata ishin të motivuar.”

GARA – “Është ndryshim fakti që ekipet na marrin më seriozisht. Do bëjmë analizë të qetë dhe të mësojmë nga çdo gjë dhe të jemi të gatshëm për çdo lloj situate. Gjithë kohën jam munduar të jem korrekt. Nuk bëhem pjesë e së keqes. Nuk merrem me motivet se pse kundërshtari luan fort. Ne duhet të kontrollojmë veten tonë. Nuk kam parë kundërshtarët.”

Ibrahimi e Atanda jo në formë? Atandën e ndërrova unë. Ai na ka ndihmuar në këto dy faza, por gaboi në pjesnë e parë. Ibrahimi bëri ndeshje të mirë, me mundësitë e tij. Patëm probleme në mesfushë, humbëm shumë topa.”

MUNGESAT – “Fusha tregoi që u ndje mungesa e Telushit. Nuk e kemi luksin të në mungojë Telushi, Trashi, Asani e Mala. Telushi na lë shumë hapësira. Ky është ekipi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online