Gega: Edhe Reali synon afrime! Çinari? Vllaznia nuk është Partizani!

Skënder Gega ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Teutën dhe ka folur për shumë çështje. “Çdo ditë po bëhet edhe më e vërtetë ajo që kemi arritur. Kishim emocione pas ndeshjes. Ndoshta dukej e pabesueshme. Sot jemi më të qetë dhe kemi punuar gjatë javës. Nuk ka mbaruar asgjë. Të shohim përpara”.

Në lidhje me impenjimin në vazhdim, Gega tha: “Kemi plane, kemi një ide që këtë javë që ata që nuk kanë pasur hapësira të luajnë. Kanë dhënë kontributin e tyre edhe ata. Impenjimi ka qenë maksimal, veç Alban Hoxhës që e kemi lënë pushim për shkak të probleme shëndetësore”

RELAKSIMI – “Shoh që lojtarët po kënaqen në stërvitje dhe shfaqen gjëra që s’i kemi provuar. Shkojmë në Durrës për të luajtur futboll, nuk kemi presionin e dështimit. Përfaqësojmë Partizanin dhe do luajmë me dinjitet. Fusha do tregojë kush e meriton fitoren”.

“Do ulem me presidentin dhe drejtorin dhe do flasim. Pa zbehur vlerat e askujt, do shikojmë të jemi të kujdesshëm që ata që nuk kanë pasur hapësira të luajnë. Nuk varet e ardhmja e tyre, duam t’u japim kënaqësinë e asaj qe kemi arritur. Nëse nuk kanë luajtur, do të thotë që ka pasur diferenca. Kualiteti është i pari. Ata që kanë luajtur më shumë kanë treguar se kanë qenë më të denjë”.

“U arrit objektivi kryesor, titulli. Do doja të kishim sa më shumë pikë. Do i shikojmë ndeshjet me radhë, bëjmë më të mirën me Teutën. Pastaj me Kukësin. Do jetë pranë festës dhe do i marrin me radhë. Kështu duhet të funksionojë”.

RËNIE E BARDHIT – “Ky ekip ka vlera dhe janë teknike. Filozofia jonë ka qenë t;u gjejmë vendin e duhrtu dhe t;u marrim maksimumin. Keni parë edhe Trashin, kishte mendime të ndryshme për pozicionin e tij. Në filozofinë time mendoja se bënte mbrojtësin. Mala nuk ka qenë sulmues krahu. Hoqëm atë idenë e sulmuesit kryesor. Katërshja e sulmit ka bërë mirë. Bardhi nuk ka dalë në pah dhe ka bërë spektaklin, por është një nga ata që ka bërë shumë kilometra dhe ka dhënë kilometra. Ka pasur shumë probleme me rrëzat e kofshëve, ka sakrifikuar. Pati një lodhje fizike. Ka luajtur dhe ka bërë maksimumin, duke mbajtur në panik Tiranën. Grupi nuk funksionon i ndarë, repartet kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Çdo njeri mund të rritet, sikurse Bardhi dhe çdo lojtar”.

MERKATO – “Kur e kam nisur, baza ka qenë. Nuk ishte brilante, pasi kemi pasur probleme. Edhe Ibrahimi që u tha se ishte ne limite, u rrit dhe korrigjoi veten. Ndërhyrjet nuk do jenë drastike. Nuk është vetëm Championsi sezoni ynë, punojmë për të ardhmen. Nuk do tentojmë të bëjmë spektakël. Kemi nevojë për afrime, sikurse Reali dhe Barcelona. Kam dëshirë që ky grup të respektohet. Po të ishte për mua, do i mbajmë të gjithë. Sezoni i ardhshëm do jetë ndryshe, do na presin si kampionë. Kam lexuar emra, por asnjë nuk është në lupën time apo të kemi bërë biseda. Nëse bashkohet dëshira dhe mundësitë, pse jo. Shitjet? Nëse një lojtar fiton titullin pas 26 vitesh dhe merr një ofertë shumë të mirë, do e mbështesja. Gjithsesi ka marrëveshje mes tij dhe klubit, janë të tjerë që drejtojnë”.

“Çinari nuk ka pasur asnjë problem. Është një garë luajnë 11 deri në 14 lojtarë. Lojtarët kanë marrë pjesët e veta. Nëse te Vllaznia ka pasur hapësirë, është ndryshe këtu. Partizani nuk është Shkodra, që është në Kategorinë e Parë. Ka qenë 19 vjeç kur ka luajtur athe. Ka ardhur i mirëpritur. Jemi të kënaqur për atë që ka bërë. I duruari i fituari. Gjërat nuk merren të shkëputura. Nuk ka as marrëveshje për minuta. Nëse bën më mirë se shoku, do luash nga fillimi. Për fat të mirë kushdo që ka luajtur ka bërë mirë”.

GOLAT E PAKTË – “Dua ta shoh në aspektin e një trajneri. Nuk kam parë sulmues klasik që të bëjë ligjin. Ndoshta nuk kanë marrë pritshmëritë e duhura. Nuk shoh një sulmues tipik, por nëse nuk shkrihet me grupin nuk bën efekt. Nuk ka shumë sulmues në qarkullim. Me rëndësi është që çdo lojtar që është përpara të mendojë si sulmues”.

“Nuk ka xhelozi brenda, i kam marr përsipër momentet e vështira. Nuk kam vënë gishtin te lojtarët, jam munduar t’i mbroj. I ndodh kujtdo të gabojë. Nuk di kush është bërë xheloz, secili ka bërë punën e vet. Kam dëgjuar perceptime të ndryshme. E kam thënë që pjesë e festës mund të bëhet kushdo. Nëse nuk do ishim këtu, përgjegjësia do të ishte e imja”.

KOMBËTARJA – “Zgjedh ai dhe pres të ketë edhe lojtarë të tjerë. Para disa kohësh u mor Trashi. Do kënaqesha të kishte edhe nga ekipe të tjera. Duhet të mbështetet Superiorja. Ky është kampionati ynë dhe uroj të ketë sa më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *