Gavazaj mungon gjatë, ka edhe një rikthim të rëndësishëm te Skënderbeu

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Skënderbeu është grumbulluar për ndeshjet e radhës, fillimisht ndaj Veleçikut në Kupë të mërkurën, kurse të hënën përballen me Flamurtarin në kampionat. Trajneri Shehi e ka grupin e lojtarëve thuajse të plotë.

Sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik. Trajneri Shehi mund ta llogarisë që tani, por sigurisht që konkurrenca është e madhe dhe sulmuesi duhet të bindë stafin.

I vetmi lojtar me probleme është sulmuesi anësor Zenel Gavazaj. Lojtari i Shqipërisë U19 ka pësuar një frakturë në një nga gishtat e dorës dhe do t’i duhet të qëndrojë katër javë jashtë fushave të blerta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *