Frikë nga dhuna e tifozëve të Ajntrahtit, DFB ndryshoi stadiumin e Gjermani-Peru

Ndeshja miqësore midis Gjermanisë dhe Perusë ishte programuar të zhvillohej në Frankfurt, por drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ndryshuan vendim dhe ndeshja u luajt në stadiumin e Hofenhajmit me një kapacitet prej 25.492 vendesh. Drejtuesit e futbollit gjerman ishin të shqetësuar nga mundësia e dhunës së tifozëve vendas.

Gjermania “Spigel” zbuloi disa emaile të dërguara mes kreut të DFB, Reinhard Grindel dhe zëvendëspresidentit të DFB, Rainer Koh, vetëm pak përpara fillimit të ndeshjes. Sipas raportit, Grindel i shkroi Koh, duke i deklaruar se kundërshtonte idenë e luajtjes së miqësores në Frankfurt, duke i cilësuar ultrasit e Ajntrahtit të Franfurtit si: “Të paparashikueshëm”.

Dy drejtuesit nuk e mohuan origjinalitetin e korrespondencës mes tyre, por Grindel foli gjatë ditës së djeshme duke thënë që ishte një “diskutim absurd”, ndërsa Koh foli për “Sky” duke deklaruar: “Kjo mënyrë me të cilën është publikuar biseda jonë është imponuese”.

“The Commerzbank Arena” i Frankfutit ka një kapacitet prej 50 mijë tifozësh, ndërsa “Rhein-Neckar-Arena” i Hofenhajmit ka pothuajse gjysmën e kapacitetit.

Kreu i DFB, Reinhard Grindel, mbylli çështjen në fjalë duke deklaruar: “Ne luajtëm këtu, por në vitin 2019 do të luajmë një ndeshje tërheqëse për eliminatoret e Europianit në stadiumin e Frankfurtit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online