Gatuzo “zbulon” një mbrojtës dhe “pajtohet” me Leonardon

Milani u mund me penallti nga Mançester Junajtid, në ndeshjen e parë në Amerikë, por trajneri Xhenaro Gatuzo ishte i kënaqur, duke pasur parasysh që stërvitja ka vetëm pak ditë që ka nisur: “Jam shumë i kënaqur, me pëlqeu gjithçka dhe nuk e prisja kaq mirë skuadrën. Edhe të rinjtë treguam mentalitet të shkëlqyer dhe luajtëm shpesh me top në tokë, duke kërkuar qarkullimin e dendur dhe duke logjikuar. Natyrisht, na avantazhoi mungesa e shumë titullarëve te Junajtid”.

Dy lojtarë e impresionuan Gatuzon: “Musakio më pëlqeu shumë. Kam shumë besim tek ai. Edhe sezonin e shkuar e kam përmendur shpesh, ai meritonte të luante më shumë. Është një lojtar tek i cili kam shumë besim dhe do jetë shumë i rëndësishëm për ne. Reina? Nuk është se do zbulova dot, ai ka eksperiencë të jashtëzakonshme dhe do na ndihmojë shumë, brenda e jashtë fushe. Jam i kënaqur edhe nga Donaruma, në portë jemi të kompletuar, në repartet e tjera të shohim a do vijë ndokush”.

Çështja e ditës, ndryshimet në krye të klubit dhe thashethemet se rrezikon edhe Gatuzo: “Më bën të qesh kjo histori. Jami kënaqur për telefonatën e presidentit Skaroni, por i qetë kam qenë gjithmonë, unë jam i qetë kur jam duke punuar në fushë, çdo ditë. Leonardo? E kam pasur shok skuadre, trajner dhe drejtues. Kam shumë respekt për të. Kam pasur pak probleme në të, por jemi sqaruar para pak vitesh. Në këtë moment nuk është prioritet marrëdhënia mes nesh, por si ta ringremë Milanin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *