Gatuzo zbulon dëshirën e merkatos, anglezët i përcaktojnë formulën

Paketa dhe Kristof Piatek nuk mjaftojnë dhe Milani po bën maksimumin t’i dhurojë një tjetër lojtar ofensiv Xhenaro Gatuzos. Trajneri pëlqen shumë Zherard Delofeun e Uotfordit. Kuqezinjtë duan ta marrin në huazim spanjollin, por klubi anglez (pagoi 13 milionë euro për kartonin e tij) nuk është dakord me këtë propozim.

Ata mund të pranojnë një shitje të tij, ose një huazim me detyrim blerja nga ana e italianëve. Delofeu luajti me Milanin gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2017 dhe është shprehur gjithmonë që do të dëshironte të rikthehej përsëri një ditë në Milanelo.

Zherard Delofeu

24-vjeçari pëlqehet shumë nga Gatuzo. Të dy nuk kanë punuar kurrë bashkë, por trajneri e admiron që nga koha kur ishte trajner i ekipit të rinjve të “Djallit”. Spanjolli luan në krahët e sulmit, ndërsa mund të mbuloje dhe pozicione të tjera në repartin ofensiv. Ai po aktivizohet rregullisht në Premier Ligë dhe Uotfordi e vlerëson 25 milionë euro kartonin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *