Milan do të sfidojë mbrëmjen e nesërme Empolin në transfertë dhe fitorja është një detyrim për kuqezinjtë. Gatuzo doli përpara mediave dhe foli rreth problemeve të Milanit në këtë fillim sezoni.
Kuqezinjë kanë qenë në avantazh në 3 nga 4 sfidat që kanë luajtur këtë sezon dhe gjithmonë nuk kanë arritur të mbajnë avantazhin. Ndaj Romës ishte e vetmja fitore, ku pasi u barazuan nga verdhekuqtë arritën të shënojnë përsëri për të fituar ndeshjen. Gatuzo tha se Milan duhet të përmirësohet patjetër në këtë pjesë.
SUSO – “Gjithmonë e kam pëlqyer mënyrën se si i interpreton ndeshjet, është e vërtetë që Suso nuk ka shënuar, por unë jam i kënaqur nëse ai jep dy asist në ndeshje. Ai është pak i shqetësuar për golin, por në qoftë se vazhdon me paraqitje të mira mendoj se goli do të vijë”.
MOMENTI – “Për momentin ne duhet të reflektojmë dhe duhet të kuptojmë dy faza të lojës. Kur kemi topin dhe kur nuk e kemi topin. Faza e dytë është ajo që më shqetëson më shumë, në momentin që në jemi pa top, duhet të jemi më agresivë dhe më me personalitet dhe të jemi në të njëjtën lartësi siç jemi kur kemi topin”.
MUNGESA E NJË LIDERI – “Absolutisht që nuk kemi mungesë lideri. Romanjoli është në një moshë që po bën shumë hapa përpara. Shiriti i kapitenit e ka bërë më të fortë. Është Bilja, Higuain apo dhe Reina, të cilët kur duhet të flasin, flasin dhe janë ata aty. Reina duket sikur ka vite që është me ne. Të gjithë atyre që përmenda më sipër i dëgjohet fjala si e Romanjolit dhe nuk ka vend për të thënë që Milanit i mungon një lider”.
EKIPI – “Sot ne jemi një skuadër e madhe, ne jemi një ekip që luan mirë, por ende ka shumë gjëra për të korrigjuar. Kur Leonardo thotë se ne duhet të ndryshojmë mentalitetin nuk e ka plotësisht në çdo aspekt, e ka fjalën për aspektin që duhet të luajmë si një skuadër e madhe dhe të mësojmë gjithashtu të fitojmë dhe duke vuajtur dhe jo të dorëzohemi dhe të pësojmë, siç ka ndodhur ndeshjet e fundit. Duhet të punojmë pak dhe në nivelin personal”.