“Do marrim një aromë të Kupës së Botës“, Sulçe raporton nga Marbeja: Katari e ka shumë seriozisht ndaj Shqipërisë

Shqipëria ka mbërritur sot në Marbeja të Spanjës, atje ku nesër në orën 18:30 do të përballet me Katarin. Ky do të jetë një testi i dytë miqësor për lojtarët e grumbulluar nga “Abissnet Superior”-ja, të cilët do të kenë mundësinë të luajnë kundër një tjetër kundërshtari që do të luajë në Kupën e Botës. Së bashku me ekipin kombëtar në Marbeja ka udhëtuar edhe gazetari Altin Sulçe. Ky i fundit ka raportuar edhe situatën nga afër të kuqezinjve në një lidhje direkte me emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”.

“Ne nuk jemi në Kampionatin Botëror, por indirekt marrim një aromë të kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, e cila do të jetë për herë të parë në dimër. Ekipi kombëtar është gati për stërvitjen e radhës. Lojtarët e “Abissnet Superiores“ dhe Kristal Abazaj që vjen nga Istanbulspori, të gjithë bashkë do të bëhen gati për stërvitjen e radhës. Atmosfera deri më tani duket e mirë. Reja dukej i qetë, e pashë në ambientet e hotelit së bashku me stafin e tij. Do të jetë një provë për lojtarët e kampionatit shqiptar që pretendojnë të marrin një fanellë kuqezi. Për të gjithë lojtarët këtu, unë isha gjatë gjithë rrugës me ta dhe bisedova, është një eksperiencë e jashtëzakonshme, unike. Është një ëndërr për ta që të veshin fanellën kuqezi.

Katari e ka shumë seriozisht këtë takim. Organizon Kupën e Botës dhe do të kërkojnë të shënojnë në portën tonë e të kenë një performancë sa më të mirë. Atje bëhet lu.ftë se kush do të jenë 11 futbollistët të cilët do të jenë në ndeshjen hyrëse të Kupës së Botës. Atje ka konkurencë të fortë. Është një ndeshje që do vlerësohet maksimalisht. Atje përqendrimi është më i madh. Nga informacionet që kemi, Katari e ka shumë seriozisht këtë ndeshje dhe e shikon si një test shumë të rëndësishëm miqësor që do t’i shërbejë. Sepse koha sa po vjen e po ecën nxitimthi, por afron Kampionati Botëror“, ka raportuar Altin Sulçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online