Çështja kryesore te Juventusi momentalisht është ajo e trajnerit, me Masimiliano Alegrin që ka zyrtarizuar largimin e tij. Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, por një lajm i bujshëm u raportua mbrëmjen e kaluar.
Sipas mediave në Itali, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Zhose Murinjo është parë në Torino dhe ka pasur një takim me presidentin e Juventusit, Andrea Anjeli. Portugezi mund të jetë trajneri i ri i bardhezinjve, me Kristiano Ronaldon që duket se është ideatori kryesor i kësaj lëvizje.
Gjithashtu, disa ditë më parë, në studiot e “Bein Sport”, ku Murinjo është analist, ky i fundit zbuloi se një lojtar e kishte telefonuar për t’i thënë që duhet të ishte trajner tek ekipi ku ai po luan. Tekniku luzitan ishte përgjigjur se atje nuk e donin, por atij i ishte thënë nga telefonuesi se fito 2-3 ndeshje dhe të gjithë do të të duan.
Allegri has just been sacked by Juve.
Could José Mourinho have possibly been speaking about Ronaldo in this interview with beINSPORTS? #Juve pic.twitter.com/20AAu11wPI
— ? (@FergieFutboI) May 17, 2019
Tashmë, thuhet se telefonuesi misterioz i Murinjoës ka qenë Kristiano Ronaldo, i cili i ka kërkuar bashkombasit të tij, të bashkohet me të te Juventusi. Kontaktet e para kanë nisur dhe tek Interi janë tërbuar…