“Miliona arsye të fitojmë”, Laçi ftesë aleatit kryesor

Laçi kërkon kupat e Europës dhe ato kalojnë sërish nga Tirana. Herën e parë bardhezinjtë dështuan të kualifikoheshin në Kupën e Shqipërisë, edhe pse iu afruan përmbysjes së madhe. Tani në kampionat i presin sërish bardheblutë, që nga ana tjetër me një humbje rrezikojnë të shkojnë drejt Kategorisë së Parë në rast se Kastrioti mposht Teutën.

Në kampin bardhezi po përgatiten për një finale dhe thirrjet për tifozët kanë nisur menjëherë. Klubi i Laçit ka vendosur që hyrja në stadium të jetë falas dhe pritet që interesimi për këtë ndeshje të jetë i madh, nisur edhe nga historiku i përballjeve të këtij viti.

“Finalja e radhës, Laçi-Tirana. E diel, ora 16:30, hyrja falas. Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi aty ku duhet të jeni edhe ju, e fundit ndeshje në shtëpi për këtë sezon. Luajmë kundër Tiranës, arsyet për të fituar janë me miliona dhe më kryesorja për ju dhe objektivin që kemi! Ta mbyllim me fitore dhe së bashku mund t’ia dalim! E treguam në Kupë, ku dhamë gjithçka! Këtë herë na mjafton të fitojmë dhe ju ftojmë të jeni sërish krah nesh, të bëni atë që bëni zakonisht dhe në fund të festojmë! Japim gjithçka në fushë t’ju bëjmë të lumtur, ndaj mos mungoni! Para Laçi!”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online