Gasperini “pa frena”: Dua Realin dhe një angleze në grup, ju tregoj pse

Atalanta ka vite që është një prej skuadrave më të mira italiane, si në aspektin e lojës edhe në rezultate. Sezoni i fundit ishte fanatik. Djemtë e Xhan Piero Gasperinit e mbyllën sezonin në vend të tretë, duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Champions.

Gjimshti dhe Berisha me shokë do të marrin pjesë në fazën e grupeve dhe gjenden në vazon e katërt. Diçka e tillë përkthehet short “ferri”, por trajneri nuk ka frikë aspak. Përkundrazi, Gasperini shpreson dhe uron që ekipi i tij të bjerë në një grup me Realin e Madridit dhe një ekip anglez.

Do të doja që të ndesheshim me më të mirët. Në dy vazot e para janë të gjithë skuadra shumë të forta. Do të më pëlqente ta luanim kundër Real Madrid dhe një skuadre angleze. Është e qartë që nuk kemi shumë mundësi për të avancuar më tej, kështu që ia vlen t’i dërgojmë tifozët tanë në piaca të mëdha”, përfundon trajneri i Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online