Rudi Garsia nuk do të jetë më trajner i Olimpikut të Marsejës. Tekniku francez komunikoi vendimin para medieve në një dalje për shtyp. Ecuria e dobët e ekipit në muajt e fundit shtyu Garsian që t’i kërkonte dorëheqjen presidentit Frenk Mekkurt edhe pse kontrata e tij aktuale ishte e vlefshme për dy sezone.
“Vendosa që të largohem. Fola me presidentin dhe ai e pranoi këtë kërkesë timen. Nëse do të bazohesha në vendosmërinë që kam si trajner do të qëndroja, por logjika dhe arsyetimi më thotë që është më mirë që të ndahemi tani”, tha Garsia
Pasuesi i Garsias mbetet ende enigmë. Mediet franceze nuk kanë mundur të zbulojnë emra konkretë për bankinën e ekipit me më shumë tifozë në Francë.