Javët e fundit në qendrën e Koverçianos kanë qenë mjaft të veçanta, për shkak se kursantë kësaj radhe ishin disa figura që kanë shkruar historinë e futbollit italian dhe atij botëror. Bëhet fjalë për Andrea Pirlon, Gabriele Batistutën, Alberto Xhilardinon dhe Tiago Mota.
Ditën e sotmë federata italiane ka konfirmuar me anë të një postimi në “Twitter” se ish-yjet e futbollit botëror kanë marrë licencën e trajnerit. Braziliani Mota, e ka gjetur punën, pasi punon si trajneri i ekipit U19 të PSG-së, ndërsa tre të tjerët pritet që shumë shpejt të gjejnë një ekip.
Ufficializzati i nuovi allenatori professionisti abilitati a #Coverciano.
Tra di loro molti nomi noti del #calcioitaliano: @Pirlo_official, @GBatistutaOK, @GilaGilardino, Paolo #Cannavaro, #Chamot, #Contini, #Matuzalem, #Montero e #ThiagoMotta
In bocca al lupo, Mister! pic.twitter.com/Hq9nXnYAnG
— FIGC (@FIGC) September 27, 2018