VIDEO/ Gol i shpëtuar, shtyllë dhe penallti fantazëm, ndeshja e çmendur e Afrim Takut

Në futboll ndodh, edhe pse në të vërtetë rastet janë të ralla, kur një ndeshje i ka të gjithë elementët: nga goli i shpëtuar në vijën e portës, te goditja e shtyllës dhe penalltitë fantazëm. Aq më të pakta janë shanset që të gjitha këto episode ti ndodhin një lojtari të vetëm.

Ky është rasti i Afrim Takut, i cili përjetoi një miks emocikonesh gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Tampa Bay luajti në Indianapolis në fushën e Indi Eleven. Në minutën e 21-të të ndeshjes, kur rezultati ishte në barazim pa gola, ish-mesfushori i Tiranës dhe Skënderbeut shpëtoi portën nga një gol i sigurt, duke e larguar topin në vijën e portës.

Pak minuta më pas, Taku ishte i pafat, kur tentativa e tij nga distanca u devijua me gishta nga portieri dhe topi u përplas në shtyllë. Një episod që mund të kishte ndryshuar ndeshjen, ndërsa Tampa Bay e mbylli pjesën e parë në disavantazh 1-0.

Në minutën e 57-të u regjistrua edhe momenti më i debatueshëm, kur lëvizjet e futbollistit shqiptar dhe asisti i tij në zonë, krijoi shumë shpërshtjellim dhe polemika në fushë. Fillimisht arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh, por pas konsultimit me asistentin dhe pasi ndoqi pamjet filmike në ekranin e madh (edhe pse në SHBA nuk është miratuar përdorimi i VAR), vendimi ndryshoi dhe penalltia u anulua.

Pas të gjitha këtyre episodeve, Afrim Taku u largua nga fusha në minutën e 72-të, ndërsa Tampa bay u mposht 2-0, megjithatë vazhdon të shpresojë se do të sigurojë një vend në fazën “play-off” të United Soccer League, kategoria e dytë e futbollit në Shtetet e bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online