Gara për Europën, gjithçka pezull nga finalja e kupës dhe CAS-i

Finalja e Kupës së Shqipërisë, në fund të muajit, merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe në garën për një vend në Europa League, por edhe ajo nuk do të vendosë gjithçka. Kryqëzimet dhe llogaritë janë shumë të ndërlikuara dhe varen edhe nga Skënderbeu, ndërkohë që licencimi i klubeve është një kaos më vete, ku mungon transparenca.

Java e 33-të në Superiore dekretoi Skënderbeun kampion dhe praktikisht Kukësi konfirmohet i dyti në renditje. Kush shkon në Champions League? Në dorë të CAS-it dhe kohës së dhënies së vendimit në lidhje me apelimin që i ka bërë Skënderbeu dënimit me 10 vite pa kupa Europe për korçarët.

Që aty nis reaksioni zinxhir, sepse nëse Skënderbeu përjashtohet edhe në CAS, atëherë vendi i katërt shkon në Europa League.

Ndërkaq, finalja e kupës vendos shumë gjëra, sepse nëse Laçi del i katërti në Superiore, është zyrtarisht në Europa League, sido që të shkojë finalja. Në të kundërt, nëse Laçi del i pesti e poshtë, i duhet patjetër të fitojë kupën, përndryshe vendi i katërt (Partizani me shumë gjasa) shkon në Europa League.

Po Flamurtari? Kalendari është i tmerrshëm, asnjë ndeshje në Vlorë, licencimi për në kupat e Europës duket i pamundur për borxhet e vjetra, edhe pse janë shlyer shumica.

RREGULLAT (në rast barazimi në pikë):

– rezultatet e takimeve direkte

– diferenca e golave në takimet direkte

– golaverazhi i përgjithshëm

– kush ka shënuar më shumë

EUROPA LEAGUE/ TAKIMET DIREKTE (Partizani, Laçi e Flamurtari)

Laçi – Flamurtari    (8-2 për Laçin)

Flamurtari – Laçi    0-0

Laçi – Flamurtari    4-2

Flamurtari – Laçi     0-1

Laçi – Flamurtari    1-1

Flamurtari – Partizani (6-3 për Flamurtarin)

Flamurtari – Partizani      19 maj

Partizani – Flamurtari     1-0

Flamurtari – Partizani     1-0

Partizani – Flamurtari     0-1

Laçi – Partizani     (7-4 për Laçin)

Laçi – Partizani               0-3

Partizani – Partizani      0-0

Laçi – Partizani                1-0

Partizani – Partizani      0-2

 

KALENDARI

JAVA 34

13/05/18

Laçi – Lushnja       17:00

Skënderbeu – Teuta   17:00

Partizani – Vllaznia 17:00

Kamza – Flamurtari   17:00

Kukësi – Luftëtari   17:00

JAVA 34

19/05/18

Kamza – Laçi         17:00

Vllaznia – Kukësi    17:00

Flamurtari – Partizani     17:00

Luftëtari – Skënderbeu     17:00

Teuta – Lushnja      17:00

JAVA 36

23/05/18

Lushnja – Luftëtari 17:00

Laçi – Teuta Durrës  17:00

Kukësi – Flamurtari  17:00

Partizani – Kamza    17:00

Skënderbeu – Vllaznia 17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online