Mbijetesa, duket një betejë mes Kamzës e Vllaznisë

Në fundin e tabelës Kamza ka bërë një tjetër goditje të madhe në Shkodër, duke marrë një pikë të artë, por që nuk vulos asgjë. Nuk përjashtohet që të vendosin edhe takimet direkte, me dy ose tre ekipe të përfshira (Vllaznia, Teuta e Kamza).

Teuta është në avantazh në shumë drejtime: është superiore në takimet direkte me Vllaznisë dhe barazim me Kamzën, është skuadra më në formë me vetëm një humbje në 9 ndeshjet e fundit dhe ka shumë miq, për t’i thënë gjërat siç janë. Fitoret e fundit, ndaj Partizanit e Kukësit, me 6 gola të shënuar, linin të kuptohej qartë që Teuta nuk bie nga Superiorja, të “vrasin veten” Kamza e Vllaznia.

Ndërkaq, Kamza e Vllaznia kanë barazi totale në takime direkte e golaverazhin mes tyre, ndaj nëse e mbyllin me pikë të barabarta, vendos golaverazhi i përgjithshëm.

Vllaznia shpreson që të evitojë përfundimin e tre ekipeve me pikë të barabarta, sepse në atë rast bie nga kategoria, duke qenë inferiore në renditjen me tre ekipe, ashtu si është inferiore në takimet vetëm me Teutën.

Këtë javë Vllaznia luan me Partizanin jashtë fushe: nëse fiton aty, shanset e mbijetesës shtohen jashtëzakonisht, por nëse humbet dhe fiton Kamza, atëherë Kategoria e Parë hap dyert për një ndër klubet më të mëdhenj e më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar.

RREGULLAT (në rast barazimi në pikë):

– rezultatet e takimeve direkte

– diferenca e golave në takimet direkte

– golaverazhi i përgjithshëm

– kush ka shënuar më shumë

MBIJETESA / TAKIMET DIREKTE (Teuta, Kamza e Vllaznia)

 

Kamza – Vllaznia          (5-5, barazim në pikë e golaverazh)

Vllaznia – Kamza         0-0

Kamza – Vllaznia          0-0

Vllaznia – Kamza         3-2

Kamza – Vllaznia          1-0

 

Teuta – Kamza        (5-5, barazim në pikë e golaverazh)

Teuta – Kamza       3-3

Kamza – Teuta        1-2

Teuta – Kamza       0-1

Kamza – Teuta        1-1

 

Teuta – Vllaznia           (Teuta kryeson 9-3)

Teuta – Vllaznia         2-0

Vllaznia – Teuta           2-0

Teuta – Vllaznia         1-0

Vllaznia – Teuta           0-1

KALENDARI

JAVA 34

13/05/18

Laçi – Lushnja       17:00

Skënderbeu – Teuta   17:00

Partizani – Vllaznia 17:00

Kamza – Flamurtari   17:00

Kukësi – Luftëtari   17:00

JAVA 34

19/05/18

Kamza – Laçi         17:00

Vllaznia – Kukësi    17:00

Flamurtari – Partizani     17:00

Luftëtari – Skënderbeu     17:00

Teuta – Lushnja      17:00

JAVA 36

23/05/18

Lushnja – Luftëtari 17:00

Laçi – Teuta Durrës  17:00

Kukësi – Flamurtari  17:00

Partizani – Kamza    17:00

Skënderbeu – Vllaznia 17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online