“Galiani më kushtonte këngë për të më bindur“, Boateng tregon prapaskenat e transferimit në Itali

Galiani dhe Berluskoni janë duke zhvilluar një projekt ambicioz me klubin e Monzës, të cilin e dërguan nga Seria C në atë B, ndërsa synimi për të ardhmen është elita e Italisë. Për këtë duheshin investime dhe drejtuesit e skuadrës nga Brianza vendosën të afronin në grupin e tyre një lojtar me një eksperiencë tejet të pasur si Kevin Princ Boateng.

Lojtari ganez ka luajtur në të shkuarën edhe për Milanin dhe e njeh mjaft mirë dyshen Berluskoni-Galiani. Boateng rrëfen se drejtori sportiv i Monzës e ka kërkuar me nglum, madje i dedikonte edhe këngë për ta joshur të hidhte firmën në kontratë.

“Galiani më telefononte çdo ditë, më kushtonte këngë. Ai më kërkoi mua, e di se si jam, ai e di që unë jam njeri me zemër dhe më bindi. Seria B nuk është e lehtë për askënd. Nuk ka lojëra të lehta dhe nuk ka rezultate të dukshme. Pastaj kundër Monza të gjithë e bëjnë atë, ndeshjen e jetës. Ata e dinë që ne kemi cilësi dhe ata duan të na e  bëjnë jetën të vështirë”, ka thënë Kevin Boateng./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online