UEFA konfirmon finalen e madhe në Shqipëri, presidenti Duka: Historike! Dhuratë e çmuar për shqiptarët

Për herë të parë në historinë e vetë Shqipëria do të mirëpresë një finale të një kompeticioni europian. Vetë UEFA ka konfirmuar përmes faqes së vetë zyrtare se finalja e parë e kompeticionit më të ri, Europa Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në vitin 2022. Një lajm pozitiv ky për të gjithë shqiptarët, që për herë të parë do të përjetojnë një ndeshje ku vendoset fituesi i trofeut të një kompeticioni të organizuar nga UEFA.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur krenarinë dhe kënaqësinë e veçantë që buron nga një lajm i tillë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Duka thekson se data e sotme është historike për futbollin tonë, ndërsa shton se kjo finale vjen si një dhuratë për të gjithë shqiptarët. Më tej nuk nguron të falenderoj të gjithë stafin e FSHF-së që punuan për të aplikuar dhe bindur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe këta të fundit që morën një vendim të tillë.

“Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian “UEFA Conference League” në vitin 2022 në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët.

Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së.

Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë.

Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë.

Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast.

Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, – shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online