Mbante gjithmonë dy ora të vendosura në dorë, Ronaldo fenomeni tregon arsyen e veçantë të Maradonës

Diego Armando Maradona ishte në unik në fushën e lojës, por gjithashtu edhe jashtë saj. Një nga veçoritë e tij ishte mbajtja dy orave, diçka që nuk vërehet shpesh herë tek njerëzit e zakonshëm. Teksa ky veprim ngelej mister nga personat e interesuar, legjenda braziliane Ronaldo ka vendosur ta ndaj me fansat këtë sekret. Sipas tij arsye kryesore ishte që të dyja orat ia kishte bërë dhuratë vajza e vet dhe nuk mund ta hiqte kurrsesi nga dora.

“E pyeta pse mbante dy ora në të dyja duart, por ma ktheu që ia kishte bërë dhuratë vajza e tij, e nuk mund t’i hiqte asnjëherë. Ai njeriu ishte shumë i rrallë, do t’i mungojë shumë futbollit” – u shpreh Ronaldo Fenomeni. Është e qartë që Ronaldo dhe Maradona ndanin një miqësi mjaft të bukur, edhe pse kombëtaret ku ata bënin pjesë kishin një rivalitet të zjarrtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online