“Galaktikët” ende në krye, ngjiten Juvja e Barça. Klubet e Milanos… larg

Rezultatet e arritura në Champions dhe Ligën e Europës kanë sjellë ndryshime në renditjen e përgjithshme të ekipeve europiane sipas UEFA-s. Fitorja 3-0 e Juventusit kundër Atletikos kualifikoi bardhezinjtë në çerekfinale, por dhe konsolidoi pozitën në vend të pestë të ekipit të Alegrit me 123 mijë pikë, një pozicion poshtë Atletikos.

Në dhjetëshen e parë bie në sy parakalimi i Barcelonës ndaj Bajernit. Katalanasit “shkatërruan” Lionin në ndeshjen e kthimit me rezultatin 5-1, duke u kualifikuar më tej. Barça renditet tashmë në vendin e dytë pas Realit të Madridit.

Humbja 3-1 përballë Liverpulit të Klopit solli eliminimin e Bajernit, që ka humbur një pozicion dhe tashmë renditet i treti me 128 mijë pikë. Siti është rritur dy pozicione dhe tashmë renditet në vendin e gjashtë, ndërkohë që eliminimi i papritur kundër Sllavias së Pragës së Pitër Olainkës, ka ndikuar në humbjen e një pozicioni për Seviljen.

Napoli u kualifikua përballë Salcburgut në Ligën e Europës dhe tashmë renditet në vendin e 14-të, dy pozicione poshtë Romës. Fiorentina është ekipi i katërt italian (vendi i 38-të).

Një pozicion më poshtë renditet Lacio, ndërsa dy klubet e Milanos janë shumë larg. Interi ka humbur një pozicion pas eliminimit kundër Ajntrahtit të Frankfuritit dhe renditet në vendin e 46-të, ndërsa kuqezinjtë e Gatuzos qëndrojnë në vendin e 78-të me 19 mijë pikë.

Dhjetë klubet e para sipas renditjes së UEFA-s
1) Real Madrid – 146.000
2) Barcelona – 131.000
3) Bajern Mynih – 128.000
4) Atletiko Madrid – 127.000
5) Juventus – 123.000
6) Mançester Siti – 104.000
7) Sevilja – 104.000
8) PSG – 103.000
9) Porto – 93.000
10) Arsenal – 91.000

Renditja e klubeve italiane
5) Juventus – 123.000
12) Roma – 81.000
14) Napoli – 80.000
38) Fiorentina – 39.000
39) Lacio – 37.000
46) Inter – 31.000
78) Milan – 19.000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online