Valencia zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Mançester Junajtid dhe arriti të merrte një barazim në “Old Trafford”. Pikë shumë e rëndësishme për objektivin e spanjollëve për të kaluar fazën e grupeve në Champions.
Mbrojtësi i majtë i Valencias, Hoze Luis Gaja, u shpreh i kënaqur me ndeshjen e ekipit dhe rezultatit. Fitorja mund të arrihej me pak më shumë saktësi dhe Gaja vlerëson aspektin fizik të ekipit të Murinjos.
“Ajo çfarë bëmë nuk ishte e thjeshtë, sepse e dinim që nuk duhet të humbnim. Ishim më superiorë se kundërshtari, por na mungoi saktësia. Dalim më të fortë nga kjo ndeshje, ishte shumë e vështirë, sepse nuk kam luajtur më parë me një ekip kaq fizik sa Mançester Junajtid”, përfundon për “Superdeporte”, 23-vjeçari i Valencias.