Partizani nxjerr mësime, Abdurahimi kryen vizitat

Gafa me Edgar Çanin bëri që çdo futbollist t’u nënshtrohej testeve mjekësore. Sulmuesi është i konfirmuar, mbetet nënshkrimi i kontratës

Një hap larg e ndan Partizanin dhe sulmuesin Besart Abdurahimi. Palët kanë patur dhe kanë kontakte të vazhdueshme. Kryeqytetasit kërkojnë të sigurojnë “dashurinë e vjetër” të tyre, ndërsa sulmuesi nuk po rrezikon shumë, pasi me merkaton e janarit drejt mbylljes mund të mbetet pa ekip. Lënia jashtë nga klubi i Shkëndijes së Tetovës ka favorizuar bisedimet e “demave” me futbollistin në fjalë. Burime të besueshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se marrëveshja mes palëve është arritur dhe nuk ka më asnjë dyshim se sulmuesi do të vishet i kuq. 27-vjeçari është goditja më e madhe e të kuqve në këtë merkato janari. Zyrtarizimi i tij nga klubi i kuq nuk po ndodh, pasi “demat” nuk bëjnë më gabime. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, pasi nuk duan që të përsëritet e njëjta histori siç ndodhi me Edgar Çanin.

TESTET MJEKËSORE – Afrimi i Edgar Çanit si i dëmtuar solli shumë debate dhe pakënaqësi në kampin e kuq. Analizat mjekësore nuk i ishin bërë sulmuesit. Në kushte të tilla, pas eksperiencës shumë të keqe me lojtarin, stafi teknik i Partizanit mori një urdhër të prerë: “Asnjë futbollist të mos afrohej pa kaluar testet mjekësore”,- ishte vendimi i kryesisë së klubit. Ne nuk mund të vëmë dorën në zjarr nëse diçka e tillë ka ndodhur edhe me afrimet e këtij janari, por kemi të drejtë të dyshojmë se nuk është bërë. Mbase fjala ka qenë vetëm për afrimet e mëdha, siç është rasti i sulmuesit Abdurahimi. Burime të ndryshme pranë klubit të kuq bëjnë me dije se futbollistit i kanë ngelur pa kryer vetëm vizitat mjekësore me “demat”. Pas marrjes së përgjigjeve të tyre dhe verifikimit se lojtari është mirë fizikisht, ai do të nënshkruajë kontratën dhe të prezantohet nga klubi i kuq.

NEVOJA – Afrimi i sulmuesit Besart Abdurahimi është i nevojshëm për formacionin e trajnerit Sulejman Starova. Partizani nuk kishte asnjë sulmues të mirëfilltë. Çani është një bast i zgjatur në kohë, Ramadani mbetet bast afatshkurtër, pasi nuk i dihet se si do t’i shkojë aventura me të kuqtë, ndërsa sulmuesi i afruar nga Shkëndija do të rriste pritshmëritë për grupin, por edhe konkurrencën. Ai nuk do ta ketë të vështirë për t’u përshtatur, pasi flet shqip dhe ka luajtur në një kampionat të ngjashëm me tonin. Niveli i Maqedonisë është thuajse i përafërt me futbollin e Superiores, diçka më dobët. Abdurahimi ka eksperiencë edhe në kampionate të tjera të futbollit, pasi ka luajtur në Belgjikë me Lokerenin, në Kroaci me Zagrebin, por ka provuar edhe një aventurë me Astanën dhe 6 muaj në Japoni. Tani është momenti që të zbarkojë në Tiranë dhe të afrohet me të kuqtë.

One thought on “Partizani nxjerr mësime, Abdurahimi kryen vizitat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online