Gafa e tifozëve, nga Portugalia… 600 km larg Frankfurtit

“Një ditë para ndeshjes duhet të kem pirë shumë birra (qesh). Nuk do e humbisja kurrsesi ndeshjen e Liverpulit dhe bleva biletë për sfidën kundër Bajernit. I thashë sportelistit që dua biletë për në “Allianz Arena”, pasi isha i bindur se ndeshja e parë do të luhej në Gjermani. Gjëra që ndodhin, apo jo?”, kështu shprehej Pol, një tifoz i Liverpulit që kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjen me bavarezët, që në fakt luhej në “Anfield”.

Historia përsëritet, këtë herë u ndodh dy tifozëve të Benfikës, që kishin planifikuar të ishin në Frankfurt për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Kishin bërë gjithçka gati, i kishin hipur makinës dhe bënë qindra kilometra.

Gjithsesi bënë një gabim të madh, ngatërruan navigatorin dhe përfunduan në kufi me Poloninë. Distanca me Frankfurtin? 600 kilometra. Alvaro dhe Zhorzh janë tërbuar kur kanë mësuar gabimin e tyre. Ishin aq të gëzuar, saqë nisën të postonin edhe foto duke u treguar miqve në rrjetet sociale që arritën. Më pas disa mesazhe në “Instagram” dhe kuptuan gjithçka. Më pas nisi sërish udhëtimi, në luftë me kohën për të arritur në Frankfurtin e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *