Apeli rrëzon kërkesën e Tiranës, arsyetimi i bardhebluve i pashoq

Komisioni i Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Tiranës për të përgjysmuar dënimin e dhënë pas ndeshjes me Laçin. Goditja e anësorit Nertil Bregasi u shoqërua me një dënim nga Disiplina, që vendosi të mbyllte stadiumin “Selman Stërmasi” për katër ndeshje. Gjithashtu u kërkua falja e dënimit për Majkëll Ngo, kërkesë që Disiplina nuk e ka marrë parasysh.

Vendimi i marrë sot nga Komisioni i Apelit

QËDRIMI I TIRANËS – “Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit “Selman Stermasi”. Klubi ka apeluar vendimin e Disiplinës që dënon Tiranen të luajë katër ndeshje pa tifozë. KF Tirana ka kërkuar përgjysmimin e këtij vendimi, duke e argumentuar kërkesën e depozituar në Apel. Klubi ka ofruar materialet filmike për Policinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Një individ dhe një episod nuk mund të mbyllë dyert e stadiumit. Gjithashtu është cituar dhe dokumentuar një rast identik që nga i njëjti komision është dënuar me vetëm dy milionë lekë (të vjetra).

Më herët sot, Disiplina ka cilësuar si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive kërkesën e bërë nga Michael Ngo, për faljen e dy ndeshjeve të mbetura nga dënimi me 5 ndeshje pezullim. I njëjti Komision që në shumë raste të njëjtën kërkesë e ka cilësuar dhe vlerësuar të rregullt e të bazuar”, shkruhet në komunikatën e klubit bardheblu.

Neni sipas të cilit duheshin dënuar Tirana e Kukësi

PROBLEMI – Apelimi i Tiranës është normal, por arsyetimi i bërë që Kukësi është dënuar më pak për të njëjtën gjë që nuk qëndron. Referuar rregullores, Tirana duhej dënuar tetë ndeshje pa tifozë. Edhe pse Disiplina ka treguar mëshirë, sërish në kampin bardheblu mendojnë se u kanë bërë padrejtësi.

Në fakt padrejtësi u është bërë klubeve të tjera, duke mos u dhënë dënimin sipas rregullores Kukësit dhe Tiranës. Kur Disiplina ishte shumë zemërgjerë me verilindorët, askush nuk foli (përjashto mediat) dhe tanimë synohet që me anë të atij standardi të merren edhe vendimet. Tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Një boçe pishe kushtoi 2 milionë lekë gjobë, një shishe kokës katër ndeshje pa tifozë. Disiplina më në fund ka gjetur rregulloren dhe e ka aplikuar në Kategorinë e Parë. Tetë ndeshje për Besën, më se të merituara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online