Loris Karius dhe gafat e tij në finalen e Champions League janë ende në mendjen e gjithë tifozëve, sidomos atyre të Liverpulit, por Botërori na tregoi se gjermani nuk është i vetëm, sepse shumë portierë bënë gafa.
Ndërkaq, ditët e fundit një tjetër gafë është regjistruar në një ndeshje në Kupën Libertadores, mes Atletiko Tukumanit dhe Atletiko Nacionalit.
Argjentinasit fituan 2-0 ndeshjen e vajtjes dhe personazhi negativ ishte portieri i kolumbianëve, Fernando Moneti. Ironi e fatit, është argjentinas dhe këtë janar është transferuar në Kolumbi, por duket se emocionet e kthimit në shtëpi e tradhtuan…