Gabova rëndë, mesfushori i kërkon falje tifozëve “zikaltër”

Zhoao Mario ka bërë një gabim ndaj tifozëve dhe skuadrës zikaltër dhe për këtë ai ka kërkuar falje publike. Portugezi qe transferuar nga Interi, tek skuadra e Uest Ham në merkaton e janarit të sezonit kaluar, ku kaloi edhe gjysmën e sëzonin tek skuadra londineze për t’u kthyer në verë përsëri në Milano.

Mesfushori pati shpërthyer kundrejt skuadrës italiane, duke deklaruar se s’do të kthehej më dhe se lojtarët që po largoheshin nga Sportingu duhej me patjetër t’a shmangnin futbollin Italian.

I intervistuar nga “Calcio 2000”, 26-vjeçari u shpreh i penduar për deklaratat e tij. Ai është kthyer në “San Siro”, ku ka bërë paraqitje relativisht të mira duke regjistruar 14 ndeshje, 1 gol dhe 2 asiste si “zikaltër” këtë sezon.

“Natyrisht më vjen keq. E kam kuptuar gabimin tim. Unë duhet ta respektoj një ekip si Interi,që ka shpenzuar aq shumë për të nënshkruar me mua, dhe jam shumë i lumtur që më është dhënë një shans i dytë këtu.”

“Tifozët e Interit ishin gjithashtu të rëndësishëm. Për ta unë isha një idhull,por dhe një lojtar i keq. Do të ishte mirë po të gjeja ekuilibrat e duhur. Në Angli tifozët janë shumë të qetë. Preferoj ngrohtësinë e tifozëve tanë.”,përfundoi Zhoao ndjesën e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *