Debutuesit 17-vjeçar, njihuni me më të vegjlit e Superiores

Kategoria Superiore nuk është ndër ato kampionate që shquhen për aktivizimin e të rinjve. Gjithsesi vit pas viti ka disa talente që  nisin udhëtimin e tyre në elitën e futbollit shqiptar.

Në këtë edicion të Superiores kemi katër futbollistë, të cilët kanë luajtur dhe debutuar pa mbushur akoma 18 vjeç.

1 – Arinaldo Rrapaj, datëlindja 9 Gusht 2001

I pari i listës është Arinaldo Rrapaj. Mesfushori vlonjat debutoi në moshën 16-vjeçare në javën e parafundit të sezonit të kaluar në një ndeshje ndaj Partizanit, por bëhej fjalë për një takim ku Flamurtari ishte krejtësisht i dalë nga objektivat dhe rezultati nuk kishte rëndësi. Mirëpo këtë vit 17-vjeçari ka luajtur tetë ndeshje për skuadrën e Ilir Dajës, ku në pesë prej tyre e ka nisur si titullar. Vështirë të gjesh një 17-vjeçar aktivizime të tilla në Superiore edhe nëse i futemi librave të statistikave.

2 – Fatmir Prenga, datëlindja 1 maj 2001

Zhvendosemi në Kurbin te skuadra e Laçit. Në radhët e bardhezinjve këtë vit janë shtuar ndjeshëm emrat e rinj, por më i vogli në moshë është sulmuesi Fatmir Prenga, i cili është aktivizuar në dy ndeshje të Superiores. 17-vjeçari më së shumti aktivizohet me moshat e kurbinasve, por kjo nuk e penguar që spikasë e të marrë një ftesë nga grupmoshat e Shqipërisë.

3 – Ernest Muçi, datëlindja 19 mars 2001

Një talent 17-vjeçar ndodhet dhe në radhët e Tiranës, Ernest Muçi. Talenti i kryeqytetasve debutoi në Superiore në sfidën e 2 shtatorit ndaj Kukësit, takim ku dhe shënoi. Megjithatë, që prej asaj ndeshjeje i riu është aktivizuar vetëm tri herë. Muçi ka spikatur dhe kombëtaren e U19 të Shqipërisë. Natyrisht minutat te Tirana janë të pakta, por i duhet pak durim, fundja ende s’ka mbushur 17 vjeç.

4 – Jeton Krasniqi, datëlindja 16 janar 2001

I fundit në listë është Jeton Krasniqi i Kamzës. Sulmuesi i ri spikati me grupmoshat U17 të Besës së Kavajës, ekip me të cilin u shpall kampion Shqipërie dhe këtë sezon kaloi te Kamza, ku deri më tani është aktivizuar tre herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online