Gabon arbitri në Botërorin U-20, gabon edhe… teknologjia

Në teori, teknologjia mund të ndihmojë shumë futbollin, por në praktikë jo gjithçka është aq e lehtë. Është duke u luajtur Botërori U-20 dhe arbitri shtesë që ndihmon me pamjet video (VAR) ka qenë aktiv, duke ndikuar në ndeshjet Angli-Argjentinë e Itali-Uruguai.

Sot, në ndeshjen Itali-Zambia, VAR ka bërë një gafë që ndoshta është e para dhe që vë në dyshim të madh rolin e teknologjisë.

Në fundin e pjesës së parë një sulmus i Zambias shkon drejt zonës, shmang një mbrojtës e pastaj portierin dhe rrëzohet. Arbitri Rodi Alberto Zambrano Olmedo akordon penallti, pastaj kërkon ndihmën e teknologjisë dhe më pas jep goditje dënimi jashtë zone, si dhe karton të kuq për mbrojtësin italian Pecela.

Problemi? Duke parë pamjet, si mbrojtësi italian, ashtu edhe portieri, nuk kanë shkaktuar faull ndaj sulmuesit kundërshtar, i cili u prek fare lehtë kur po futej në zonë dhe humbi ekuilibrin (ose simuloi) kur po driblonte portierin.

Ndoshta vendimi më i drejtë do ishte rivënie fundore për Italinë, ose edhe një faull kundër sulmuesit afrikan për simulim, shoqëruar me karton të verdhë.

Gjithsesi, drejtësia fitoi, sepse ndonëse ishte dy herë në disavantazh, Italia arriti ta çonte ndeshjen në shtesa dhe aty fitoi 3-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *