Milani ka bërë gafën e madhe kundër Cagliarit duke mos arritur që të fitojë në këtë përballje që u mbyll me rrjeta të paprekura. Nëse kuqezinjtë do të dilnin me tre pikë do të zyrtarizoheshin në “Champions League”.
Pas kësaj përballje, ekipi i Piolit është i dënuar që të fitojë në përballjen e fundit. Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi do të luhet kundër Atalantës në transfertë. Duke e ditur më së miri vështirësinë e kualifikimit në Champions League që ishte kaq afër, fytyra të dëshpëruara janë parë në kampin e Milanit.
Akoma edhe më e bukur është fakti se sipas “Optas”, kuqezinjtë nuk arrinin që të shënonin të paktën një gol në shtëpi ndaj Cagliarit që prej vitit 1997. Por kjo ndodh sërish në ditën e sotme dhe në momentin më vendimtar, ku një gol i shënuar i siguronte Champions-in për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/