VIDEO/ Me valle dhe flamurin shqiptar! Ekipi i tretë shqiptar që shkoi në Europë, festë e madhe në Strugë

Struga Trim Lum ishte ekipi i tretë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që arriti të mbërrinte në Europë. Me shumë dramë erdhi kjo arritje historike pasi mposhti Sileksin në transfertë në shifrat 0-1. Ndërkohë Struga luajti që në minutën e 28 me lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit të saj.

Fitorja ishte e vetmja mënyrë që Struga të arrinte në Europë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin, për të bërë ligjin në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjashtë vite krijim dhe historia do të shkruhej pa kaluar shumë kohë. Menjëherë do të shpërthente edhe festa në rrugët e qytetit ku tifozët me flamurin dhe vallet shqiptare kanë ndezur më tepër atmosferën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online