Shënoi golin e fitores, portieri i Liverpulit me dedikim emocionues: Babai po festonte nga parajsa

0

Portieri i Liverpool shpëtoi sezonin e skuadrës së tij me golin me kokë në minutën e fundit. Falë golit të tij, Liverpool ka shance reale për tu kualifikuar në Champions, teksa vetëm dy muaj më parë dukej e pumundur.

Këtë moment kaq të veçantë në jetën e tij, Alisson ja ka dedikuar babait të tij, i cili u nda nga jeta vetëm disa javë më parë. Jose Becker u mbyt në mënyrë tragjike, kur ishte duke notuar në liqen. Alisson u shpreh se do të donte që babai i tij të ishte gjallë për ta parë teksa shënonte golin historik.

“Kam qenë i rënduar nga emocionet këto muajt e fundit, përshkak të asaj që ndodhi në jetën time. Por futbolli është jeta ime, kam luajtur që kur babai më mësoi të gjuaja topin. Do të doja të ishtë këtu për ta parë këtë gol, por jam i sigurtë se është duke festuar nga parajsa”- u shpreh duke qarë Alisson Becker. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.