Fytyra e qeshur e Milanos, Interi në majën e Serisë A

Inter-Kievo 5-0, kreu i renditjes pas shumë kohësh dhe më në fund ëndrra të mëdha. Interi është fytyra e qeshur e Milanos, aty ku pjesa kuqezi është në krizë të thellë dhe sot ka parë tmerr me sy: nga barazimi me Beneventon, me gol të portierit vendas, deri te kryesimi i zikaltërve.

Pa asnjë humbje, me mbrojtjen më të mirë në kampionat dhe me sulmuesin më të mirë: Interi i Spaletit është një spektakël dhe ia vlejti mbushja e San Siros si në kohërat e arta.

Katër gola në një orë, ndeshje e dominuar totalisht, tre gola Perishiç, më i miri në fushë, 16 goditje në portë në pjesën e parë, Interi më i mirë i sezonit.

Ka lavdi edhe për Ikardin, autor i një goli të bukur, por duartrokitje të ngrohta ka edhe për zbulimin sezonal Shkriniar, gjithashtu autor i një goli me një aksion spektakolar.

Në fund festë për të gjithë, edhe për ata që shiheshin si pesha të vdekura, si Ranokia e Santon. Meritë e trajnerit Luçiano Spaleti, ai është ylli i madh i këtij Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *