Më në fund… Xhejms Adeniji!

0

Vetëm 1 gol në 12 ndeshje ishin shumë pak për sulmuesin nigerian, që po vuante goxha këtë sezon, sidomos psikologjikisht. Mungesa e Souesë, sakrifica por edhe kërkesat e Dajës. Rilindja e madhe?

Anton Cicani

Vetëm 1 gol në 12 ndeshje ishin shumë pak për një sulmues që u afrua nga Laçi dy vjet më parë me bujë të madhe… Por, ndoshta u bë shkaktare edhe dritarja e merkatos dimërore, e cila në fillim e çoi në Korenë e Jugut, teksa më pas, futbollisti nuk arriti të siguronte vizën dhe kështu “mbeti” në Korçë. Një goditje psikologjike për sulmuesin nigerian, të cilit iu desh pak kohë që të rimerrte veten nga ndryshimi i planeve. E megjithatë, rrugën e rrjetës në kampionatin shqiptar e kishte gjetur plot 43 herë përpara ndeshjes së djeshme ndaj Kukësit…

Gjithçka e nisur në Berat, më 3 mars, ndaj Kastriotit dhe… Kukësit. Pikërisht, Kukësi, skuadra e cila e rikthen në dimensionin e tij origjinal, atë të një sulmuesi që nuk di vetëm të shënojë, por edhe asistojë: si te goli i Takut, në minutën e 36-të. Një pasim spektakolar i sulmuesit për shokun e skuadrës. “Natyrisht, kur luaj në sulm ndihem më mirë dhe kam më shumë shanse të shënoj, duke ndihmuar skuadrën, por unë luaj atje ku më thotë trajneri. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo jap pasim final, rëndësi ka fitorja.

Nëse fitojmë, jemi të gjithë të lumtur”, u shpreh ai për “Supersport” dhe sigurisht që kur e pyesin për ndryshimin mes Laçit dhe Skënderbeut, bëhet diplomat: “Nuk arrij do të bëj dallimin mes Laçit e Skënderbeut, ia kam kaluar shumë mirë te të dyja skuadrat”.

Dhe, pikërisht ndaj Kukësit, ai u shfaq i rilindur dhe madje i frymëzuar më shumë se kurrë. Ndoshta, mund të ketë qenë mungesa e Ali Souesë ajo që ka ndikuar, pasi hapësirat kanë qenë më të shumta për afrikanin, që ka kombinuar me shokët e skuadrës dhe është sakrifikuar, shpesh teksa e kemi parë në mesfushë.

Një Xhejms i këtij “dimensioni” është ai që Korça dhe korçarët kërkojnë, por sidomos Daja priste të shihte, duke uruar që ndeshja me Kukësin të mos jetë vetëm një rastësi, por rregulli për sulmuesin nigerian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.