UEFA Futsal Cup, siç njihet ndryshe Champions League e Futsallës, ka përcaktuar sot grupet e turin paraleminator të turneut, ku merr pjesë edhe Flamurtari i Vlorës, kampion në fuqi në Shqipëri.
Flamurtari është një ndër 32 skuadrat që e nisin turneun në gusht, ndërsa 24 të tjera futen në garë në tetor
Flamurtari do të bëjë pjesë në grupin E, së bashku me Mostarin e Bosnje-Hercegovinës, që do të jetë edhe organizator i ndeshjeve në grup, Arnavutkoj Beledije Spor nga Turqia dhe Narva United nga Estonia.
Fituesi e grupit kalon në turin final kualifikues, ku e presin Araz Naxçivan i Azerbajxhanit, FC Deva e Rumanisë (vend organizator) dhe fituesi i grupit F.
Ndërkaq, Kosova do të përfaqësohet për herë të parë me një skuadër në Champions dhe nderi i takon FC Liburnit nga Gjakova, kampion në fuqi në Kosovë.
Në turin e parë Liburni do të përballet me KMF Titogradin nga Mali i Zi, FK Vitis nga Lituania dhe Diferdanzh 03 nga Luksemburgu, vend organizator.
Në rast se fiton grupin, FC Liburni do të avancojë në grupin 5 në turin final, ku në Kroaci do të gjejë Nacionalin e Zagrebit, Garzh Xhinson nga Franca dhe fituesin e grupit C.
Liburni kishte bërë kërkesë në UEFA që ndeshjet e turit të parë të zhvilloheshin në Gjakovë, po kërkesa nuk u miratua këtë radhë, për shkak të eksperiencës së paktë të klubit dhe Federatës së Kosovës.
Debuton edhe skuadra shqiptare e Futsal Shkupit nga Maqedonia, e vendosur në grupin C, së bashku me Luxol St. Andrews nga Malta, Diamant Linz i Asutrisë (vend pritës) dhe Makabi Tel Aviv i Izraelit. Nëse kualifikohet, ashtu si Liburni, edhe Futsal Shkupi shkon në grupin 5 në turin final, ku në Kroaci do të gjejë Nacionalin e Zagrebit, Garzh Xhinson nga Franca dhe fituesin e grupit C.