Futbolli i vajzave në vendin tonë nuk merr një vëmendje edhe aq të madhe, pasi edhe vetë nga gjinia femërore interesi është i ulët. Gjithsesi, edhe në vendin tonë ka vajza të cilat janë të pasionuara pas futbollit dhe angazhohen me skuadrat e ndryshme.
FSHF këtë edicion kishte menduar që të akordonte një çmim edhe për një prej lojtareve që ka spikatur këtë edicion. Megi Doçi, lojtarja e skuadrës së Vllaznisë dhe Shqipërisë është nderuar me këtë çmim special.
Doçi është një prej sportisteve më të mira, e cila ka realizuar një “lumë” me gola në këto vite në futbollin shqiptar, por duhet thënë se është në një moshë mjaft të re dhe premton shumë për të ardhmen.