“Futbolli nuk është balet”! Memelli: Presidenti i Laçit na tha se nuk ishte penallti, mos na e merrni për dobësi…

Laçi ka fituar në debutimin e trajnerit të ri, Mirel Josa. Kurbinasit kanë dominuar kundërshtarin në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa ishte dopieta e Guindo që vendosi për suksesin me rezultatin 2-0. Sulmuesi i Laçit ka çaluar gjatë gjithë kohës që në momentin kur u transferua te kurbinasit. Goli i parë i tij do të vinte nga 11-metrat dhe e zhbllokoi disi në aspektin psikologjik.

Ndërkohë në minutën e 65, Guindo futet bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetën për herë të dytë. Disa raste të rrezikshme janë krijuar edhe nga Lushkja, megjithëse nuk ishte dita e këtij të fundit për të gjetur golin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli: “E kemi nisur mirë ndeshjen në 30 minutat e para. Jemi spostuar në krahë dhe tentuam të sulmojmë difektet e Laçit. Pak minuta më vonë na u komunikua se VAR nuk punonte, na u kthye në boomerang. Penalltia? Presidenti i Laçit dhe mik i imi më tha se nuk ishte penallti rasti. Futbolli nuk është balet. Jemi më të dëmtuarit, por nuk mund të na e marrin për dobësi. Nuk po kalojmë një moment të mirë. Nuk kam qenë asnjëherë skllav i punës time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online