“Futbolli është i poshtër”, trajneri i Tiranës i zhgënjyer pas Kukësit: Nuk do as mend dhe as kalem…

Partizani bëri detyrën në ditën e sotme duke mundur Kastriotin në shifrat 3-1 Kastriotin për hir të luftës së titullit kampion, ndërsa Kukësi dhe Tirana u ndalën në barazimin 2-2. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve me protagonistët që dhanë për “Supersport” pas mbylljes së këtyre takimeve:

Shehi (Tirana): “Nuk do as mend dhe as kalem që të kuptosh se na vjen keq. E kthyem rezultatin dhe kur pësuam golin e dytë na sjell shumë mërzi. Mund ta kishim zgjidhur shumë më mirë. Kemi shkuar te porta ashtu si donim dhe u pësuam nga dy episode. Futbolli është i poshtër, nuk kemi se çfarë bëjmë. I dhamë zemër kundërshtarit dhe ndëshkuam veten tonë me golin e parë. Më shumë më vjen keq se e kthyem ndeshjen dhe nga një goditje dënimi, nga distanca e largët, vjen barazimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *