Luajnë më fortë me Vllazninë se me Partizanin? Ndreu kthen përgjigje: Nuk i bëjmë këto se jemi më të rrezikuarit

0

Partizani bëri detyrën në ditën e sotme duke mundur Kastriotin në shifrat 3-1 Kastriotin për hir të luftës së titullit kampion, ndërsa Kukësi dhe Tirana u ndalën në barazimin 2-2. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve me protagonistët që dhanë për “Supersport” pas mbylljes së këtyre takimeve:

Josa (Kukësi): “Ekipi luajti siç i kërkova. Tirana na rrezikoi me Torrasën dhe Kalen, me lëvizjet e tyre. Unë nuk mendoj për Europën, por për ndeshjen e radhës, që ekipi të luaj drejtë. Sot dhe në dy ndeshjet e fundit e kemi përmirësuar drejtë. Duhet të vlerësojmë Tirana për mënyrën sesi luajnë futbollin pasi ishin shumë më të rrezikshëm kur luanin me tre mbrapa se me katër. Kam futbollista që më shikojnë në sy dhe çdo lojtar që stërvitet me mua do të motivohet dhe do të luajë me 100%. Nëse nuk do e bëj unë, atëherë jam unë përgjegjësi”.

Ndreu (Kastrioti): ”Ka disa ndeshje që nuk po e menaxhojmë dot një ndeshje, 90 minuta. Nuk kemi shumë lojtarë cilësorë dhe kemi shumë të rinjë që nuk po dalin në lojën e duhur. Partizani ka më shumë cilësi se ne. Ekipi duhet ta kuptojë se jemi ekipi më i vogël. Shpresa është që të përmirësohemi, por kemi shumë punë. Pretendimet e Vllaznisë se nuk luajmë fortë me Partizanin? Nuk kemi marrë shumë kartona të verdhë sot se kishim tre katër lojtarë që rrezikonin të mos luanin ndeshjen tjetër dhe do t’i merrnim nga U-21 pastaj. Nuk bëjmë fare nga këto lojëra se jemi më të rrezikuarit ne”.

Shehi (Tirana): “Nuk do as mend dhe as kalem që të kuptosh se na vjen keq. E kthyem rezultatin dhe kur pësuam golin e dytë na sjell shumë mërzi. Mund ta kishim zgjidhur shumë më mirë. Kemi shkuar te porta ashtu si donim dhe u pësuam nga dy episode. Futbolli është i poshtër, nuk kemi se çfarë bëjmë. I dhamë zemër kundërshtarit dhe ndëshkuam veten tonë me golin e parë. Më shumë më vjen keq se e kthyem ndeshjen dhe nga një goditje dënimi, nga distanca e largët, vjen barazimi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.