FUTBOLL FEMRASH | 19-vjeçaret thyhen në fund ndaj Polonisë

Kombëtarja e 19-vjeçareve të Shqipërisë po merr pjesë në raundin kualifikues të kampionatit Europian. Të besuarat e Nevil Dedes ndodhen në grupin e 10-të dhe ndeshjet po zhvillohen në Holandë.

Vajzat e vogla kuqezi janë mundur 1-0 në takimin e dytë me Poloninë. Në sfidën e parë Shqipëria U19 ishte mundur thellë nga vajzat holandeze me rezultatin 12-0. Për të ardhur keq që ndaj vajzave polake skuadra e Dedes pësoi humbje, kjo për faktin se goli është shënuar në sekondat e fundit të ndeshje.

Gjithsesi, polaket kanë shpërdoruar dhe një 11-metërsh në pjesën e parë, por janë shpërblyer në fund, teksa Tylak nuk ka gabuar. Ndeshja e fundit është ajo me Bjellorusinë, ku shanset janë që skuadra të tentojë të paktën që marrë një fitore, që të evitojë vendin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *