Dritë në fund të tunelit për Italinë/ Qeveria jep dritën jeshile për sportin, vendos datën për stërvitjet në grup

Italia po sheh dritë në fund të tunelit dhe ka nisur ta lërë pas krahëve atë shije të hidhur që la pandemia Covid-19. Shifrat e të prekurve dhe viktimave po vijnë gjithnjë e më shumë në rënie dhe për këtë arsye përtej Adriatikut me të drejtë mund të nisin të buzëqeshin. Përfshirë këtu edhe sportin, që tashmë ka marrë dritën jeshile nga qeveria. Futbollistët nuk do të stërviten edhe për shumë kohë individualisht, pasi klubet kanë marrë konfirmimin për t’u stërvitur në grup që nga e hëna e ardhshme. Kështu nëse situate vijon të mbetet e tillë nga java e dytë e qershorit mund të shohim sërish Serinë A në fushën e lojës. Lajmin për rifillimin e stërvitjes në grupe nga 18 maji e ka dhënë vetë ministi Spadafora.

“Mendimi i kërkuar nga qeveria për protokollin e paraqitur nga FIGC u shpreh sot nga Komiteti Teknik Shkencor dhe konfirmon linjën e maturisë të ndjekur deri më tani nga ministritë kompetente. Udhëzimet e Komitetit, të cilat do të konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t’i dërgohen Federatës për rregullimet e nevojshme të Protokollit, në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të trainimit të ekipit, duke filluar nga 18 maj”, ka deklaruar Spadafora./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online