Eros Grezda ende nuk është përshtatur plotësisht me skuadrën e tij të re, Rejnxhërisn. Futbolli skocez ndryshon shumë nga ai kroat dhe natyrisht që sulmuesit i duhet ende pak kohë. Gjithsesi, Grezda shihet se është mjaft i përkushtuar nën urdhrat e Stivën Xherard, i cili këtë edicion ka marrë drejtimin e skuadrës legjendare të Gllazgout.
Gjithsesi, së fundmi skuadra e Rejnxhërsit ka nisur një fushatë mjaft të veçantë. Për t’i thënë “jo” racizmit, është menduar një mënyrë mjaft e veçantë.
Në seancat e fundit stërvitore lojtarët kanë zbritur në terrenet sportive me disa uniforma të kuqe ku në top shkruhet: “Tregoi racizmit kartonin e kuq”. E gjetur si mënyrë, pasi ka tërhequr shumë vëmendje. Nuk bën përjashtim nga kjo fushatë dhe lojtari i Kombëtares kuqezi.