Fusha problemi i Orikut, Haxhia: Infrastruktura do përmirësohet

Oriku e mbylli me sukses sezonin. Edhe pse debutues në Kategorinë e Parë, ia doli që ta mbyllte kampionatin në pesëshen e parë. Gjithsesi ka diçka që i shqetëson dhe është infrastruktura, pasi në muajt e dimrit fusha në stadiumit e Orikut kthehej në një “moçal”.

Kjo situatë nuk i ka lënë pushim drejtuesit e klubit, të cilët krahas merkatos e përgatitjeve, kanë menduar që infrastruktura të jetë ndryshe nga sezoni që u mbyll. Këtë e pohon edhe drejtori teknik i Orikut, Albert Haxhia.

Albert Haxhia

Për SportEkspres.com ai ka deklaruar: “Përvojën që Oriku e morri gjatë sezonit të kaluar ka menduar që ta përsosë në të gjithë treguesit. Për merkaton nuk kemi asnjë lëvizje, veç largimit të Mitraj. Por klubi ka menduar që të ndërhyjë në përmirësimin e infrastrukturës, duke nisur nga shtrimi i fushës me tapet të ri me bar artificial”.

Në Orikum janë afruar disa sponsorë për të bërë të mundur këto përmirësime dhe mbledhja e drejtuesve në fillimin e javës tjetër do të përcaktojë shumë gjëra për sezonin e ri. “Javën tjetër do mblidhet kryesia e klubit dhe do të vendosë të gjitha piketat e sezonit të ri. Fokusin kryesor e kemi përqendruar te përmirësimi i infrastrukturës. FSHF-ja na ka premtuar tapet me bar artificial dhe gjithçka që përfshihet në infrastrukturë do të jetë e përmirësuar për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *