“Fusha nuk na la të qarkullonim topin”! Trajneri i Beshiktashit: Ishte fitore e mirë, mundëm oreksin e Tiranës dhe entuziazmin e tifozëve

Tirana është eliminuar nga Conference League pas dy humbjeve me Beshiktashin. Trajneri i Beshiktashit, Gunesh, e ka vlerësuar së tepërmi ekipin e tij. Ai shprehet se cilësia e fushës në Air Albania nuk e la Beshiktashin që të shprehte cilësitë më të mira.

“Kur shikojmë të dyja ndeshjet, ne ishim superiorë nga cilësia e lojës kundër Tiranës. Fusha nuk na la që të qarkullonim topin sot. Tirana provonte të dilte vetëm me topa të gjatë. Ne u mbrojtëm mirë dhe mbajtëm pozicionet e duhura. Lojtarët e mi morën një fitore të mirë, pavarësisht oreksit të kundërshtarit dhe entuziazmit të publikut”, tha Gunes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online