Ernest Muci pranë La Liga, media spanjolle i bën jehonë deklaratës së Munishit në “Sport Ekspres”: Një ditë mund të luajë për Real Madrid

Ernest Muci është shumë pranë transferimit në La Liga. Sipas raportimeve të fundit, ka një dakortësi për kalimin e ish-lojtarit të Tiranës për 4 milionë euro nga Legia te Celta Vigo. Tani mbeten vetëm detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen.

Ndërkohë mediat spanjolle i kanë dhënë jehonë deklaratës së Ismet Munishi. Trajneri i njohur shqiptar ka dhënë një intervistë para disa kohësh në “Sport Ekspres” teksa shprehej: “Ju në Tiranë nuk e keni idenë se çfarë lojtari është Ernest Muci saktësisht. Ai ka aftësinë dhe potencialin që një ditë të luajë për Real Madrid”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online