Tirana është eliminuar nga Conference League pas dy humbjeve me Beshiktashin. Trajneri i Beshiktashit, Gunesh, e ka vlerësuar së tepërmi ekipin e tij. Ai shprehet se cilësia e fushës në Air Albania nuk e la Beshiktashin që të shprehte cilësitë më të mira.
“Kur shikojmë të dyja ndeshjet, ne ishim superiorë nga cilësia e lojës kundër Tiranës. Fusha nuk na la që të qarkullonim topin sot. Tirana provonte të dilte vetëm me topa të gjatë. Ne u mbrojtëm mirë dhe mbajtëm pozicionet e duhura. Lojtarët e mi morën një fitore të mirë, pavarësisht oreksit të kundërshtarit dhe entuziazmit të publikut”, tha Gunes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/